Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas tensionimit të situatës në dy pikat kufitare në veriun e Kosovës.
Meta i bëri thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri.
“Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës” – tha Meta.
Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.
Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.
Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.