Mihja e kriptovalutave do të ndalohet sërish nga qeveria. Me këtë dhe masa të tjera që i miratoi të dielën, ekzekutivi do të tentojë ta ruajë rrymën. Veç kursimit, janë paraparë edhe subvencione.
“Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit. Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik”, janë dy nga masat tjera.
Njohësi i energjisë, Naim Bujupi, thotë se ky vendim ka efekt vetëm afatshkurtër, pasi në plan afatgjatë duhet investuar në energji efiçiente.
Për të hyrë në fuqi, masat duhet të votohen edhe në kuvend, ndërsa pas kësaj gjendja emergjente do të zgjasë 180 ditë.
Herën e fundit, në mars, këtë propozim nga opozita e kishte mbështetur vetëm AAK.
Shtrenjtimi i importit të rrymës është arsyeja pse u miratuan masat, teksa për t’i nxitur qytetarët të kursejnë, qeveria ka paraparë ndihmë direkte për ata që shfrytëzojnë burime tjera për ngrohje.