Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe i nxehtë. Herë pas here në disa rajone pritet erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja.
Temperatura maksimale pritet në Dukagjin rreth 31 gradë Celsius. Pasdite priten vranësira lokale, por pa reshje atmosferike ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër në ndonjë rajon.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë sidomos në viset mesdhetare dhe urbane, ndërsa pak më freskët në viset kontientale dhe kodrinore-malore.
Mot kryesisht stabil, i kthjellët dhe i nxehtë na pret edhe ditëve të ardhshme me rritje graduale të temperaturave ku ajo maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius diten e Premte, ndërsa në Shqipëri edhe më nxehtë. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.