Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, mbrëmë a ka publikuar në InstaStory një fotografi duke e përqafuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Ky reagim erdhi pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier intervenoi pas tensioneve të shtuara në veri të vendit, duke i mbledhur në një takim presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Amerika”, ka shkruar Çitaku, duke e rrethuar flamurin amerikan me dy zemra.
Në veri të Kosovës pati tensionim të situatës mbrëmjen e së dielës, pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit.
Pas të shtënave, vendosjes së barrikadave dhe incidenteve që e krijuan një atmosferë lufte në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, Qeveria e Kosovës u zbraps.
Ambasadori Hovenier u kishte kërkuar Osmanit dhe Kurtit që ta shtyjnë zbatimin e këtyre dy vendimeve. Kërkesa u pranua.