Fenerbahce ka nënshkruar me Ezgjan Alioski, i cili vjen si huazim për një vit nga skuadra e Al-Ahli.
Mbrojtësi i majtë i cili sezonin e fundit luajti në Arabinë Saudite, kishte shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje.
Fenerbace ku do të luajë për një vit i ka uruar mirëseardhje lojtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
“Mirë se erdhe në familjen tonë. Ju urojmë suksese me fanellën e Fenerbahçes”, ka shkruar Fenerbahce.
Alioski ka bërë karrierë te Schaffhausen, Lugano dhe Leeds.