Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka quajtur të bezdisshme vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, Nancy Pelosi, në Tajvan.
Bisedat fillestare për vizitën kishin shkaktuar paralajmërime të mprehta nga Kina, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj.
Lavrov, mes tjerash, thotë se kjo vizitë ishte një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën, shkruan Aljazeera.
“Unë nuk shoh asnjë arsye tjetër për të krijuar një bezdi të tillë thuajse nga blu, duke e ditur shumë mirë se çfarë do të thotë për Republikën Popullore të Kinës”, tha Lavrov.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, po viziton Tajvanin, duke e bërë atë zyrtaren më të lartë amerikane që e ka bërë këtë në 25 vjet.