Vetëm 52 deputetë kanë votuar për rezolutën e propozuar nga LVV-ja.
Kjo rezolutë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka të bëjë me adresimin e rritjes së çmimeve.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka njoftuar se nuk ka kuorum për vendimmarrje.
“Vetëm 52 deputetë kanë votuar për këtë rezolutë, kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje lidhur me këtë rezolutë të propozuar”, u shpreh ai.