Policia në Australinë Veriore është në kërkim të një njeriu që qëlloi dhe vrau tre persona në një fermë të largët mëngjesin e sotëm. Një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat.
Policia e Queensland ka rrethuar hyrjen në vendngjarje, një fermë bagëtish në Bogie, ndërsa është në kërkim të “vrasësit ose vrasësve”, shkruan BBC.
“Tani jemi në fazat e para të hetimit. Nuk e dimë kush është përgjegjës”
“I plagosuri rëndë udhëtoi shumë e shumë kilometra për të njoftuar autoritetet. Kur foli me ne, ai ishte në gjendje shoku. Ai mori një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spitalin e qytetit Mackay për operacion urgjent,” tha policia.
“Tani jemi në fazat e hershme të hetimit. Nuk e dimë kush është përgjegjës,” shtuan ata.
Viktimat për momentin nuk janë identifikuar zyrtarisht, por policia beson se janë familjarë të të plagosurit. Rreth 200 njerëz jetojnë në Bogie, rreth 1200 km në veri të Brisbane.
Australia ka disa nga ligjet më të rrepta të armëve në botë, të prezantuara pasi një person i armatosur vrau 35 njerëz në Port Arthur në vitin 1996.