Ambasadori amerikan takohet me Goran Rakiq

Ambasadori amerikan takohet me Goran Rakiq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Listës Serbe, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në Kosovë,Goran Rakiq.

Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me këtë takim në mes ambasadorit Hovenier dhe Rakiq.

Duhet përkujtuar që dje ambasadori amerikan ka zhvilluar një takime dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu ambasadori britanik, Nicholas Abbott, dje ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Të gjitha këto takime vinë pikërisht disa ditë pas zhvillimeve të shumta në veri, ku serbët vendosën barrikada në kundërshtim të vendosjes së reciprocitet për targa dhe dokumente.

Kryeministri Kurti deklaroi sot se reciprociteti do të fillojë zbatimin më 1 shtator, në bashkërendim me ndërkombëtarët.

Related Articles