Të shpeshta janë rastet kur në ujërat e Shqipërisë rrezikohet jeta e të pranishmëve.
Njësoj ka ndodhur së fundi edhe në Shëngjin.
Një qytetar ka raportuar se si një tjetër person me “JetSki” gati sa i mori jetën një qytetari që ishte në fillim të detit.
Si pasojë e një rreziku të tillë ditë më parë në Shqipëri humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, që një polic e goditi me një mjet të tillë.
Përmes një video-incizimi mund të shihni rrezikun që iu kanos këtij njeriu.