Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, gjykata e Vlorës merr vendimin për policin Arjan Tase

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, gjykata e Vlorës merr vendimin për policin Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf në breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Related Articles