Azet, Zuna dhe Dhurata Dora publikuan në mesnatë projektin e tyre të përbashkët.
“Oeo” është kënga e realizuar që i dedikohet shqiptarëve, një “himn” veror.
Klipi sjell shumë energji meqenëse është realizuar në turma dhe me makina të shtrenjta.
Shumëkujt mund t’i kenë rënë në sy pamjet e dhjetëra, në mos qindra, makinave luksoze të grumbulluara në një vend të vetëm.
Organizimi është bërë nga “Marakli të kerreve”, grupi i njohur e i madh i shqiptarëve në Facebook.
Të gjitha makinat janë në pronësi të shqiptarëve, brenda ose jashtë kufirit që janë bërë bashkë në këtë ide fantastike të videoklipit i cili është përkitazi me konceptin për të mbledhur të gjithë shqiptarët bashkë!
Shqipet e kanë vulosur një mega hit!.