Vrasja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje

Vrasja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe asaj të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë se, ‘’hallkat nuk dështojnë vetë, i dështojnë ata që i drejtojnë’’.

Hoti, komentet i ka bërë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke iu drejtuar Sveçlës e Gërvalles ‘’sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje’’.

Postimi i plotë:

Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.

Related Articles