Skenderaj: Arrestohet një person, pasi kanosi zyrtarët policorë

Skenderaj: Arrestohet një person, pasi kanosi zyrtarët policorë

Një burrë është arrestuar në Skenderaj, pasi i njëjti i ka kanosur zyrtarët policorë.

“Rr. Fehmi Xhevë Lladrovci, Skenderaj 06.08.2022 – 18:50. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lartë, dhe shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles