Këngëtarja shqiptare me renome, Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë.
Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, ndërkohë që ka ndjekur edhe netët e tjera me artistë të shumtë botëror.
26-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa momente të veçanta nga “Sunny Hill”, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllain, Gjinin.
Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.
“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka shkruar ajo.
Këtë vit performuan këngëtarë të mëdhenj si: Diplo, Burak Yeter, DJ Regard, J Balvin, Aj Tracey etj.