Pas përfundimit të ‘Sunny Hill’, Gërmia i kthehet normalitetit (VIDEO)

Pas përfundimit të ‘Sunny Hill’, Gërmia i kthehet normalitetit  (VIDEO)

Artistët me famë botërore e ata vendorë performuan në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ për katër ditë rresht.

Kur muzika u ndal e festivali shënoi mbylljen, filloi një punë tjetër.

Largimi i secilës pjesë të skenës, që po bëhej nga punëtorët e kontraktuar nga festivali.

Veç tyre, në parkun e Gërmisë, në orët e para të mëngjesit, kishin zbarkuar edhe punëtorët e ndërmarrjes Hortikultura, që kishin një mision tjetër.

Këta larguan mbeturina që lanë pas më shumë se 20 mijë pjesëmarrës që erdhën këtu në ditë.

Që gjithçka të shkojë sipas planit, numri i punëtorëve arriti në më shumë se 300, duke mos përfshirë ata që u kujdesën për siguri.

Organizatorët falënderuan policinë që me plan konkret ndihmuan që siguria në ‘Sunny Hill’ të jetë në nivel.

Related Articles