Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Brendshme në Shqipëri në shenjë proteste kanë hedhur bojë të kuqe në muret e ministrisë.
Teksa kanë kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare dhe siguri për të gjithë fëmijët, protestuesit në mënyrë simbolike kanë hedhur bojën e kuqe si shenjë të gjakut të fëmijëve të vrarë nga padrejtësia e pushtetit.
Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët.
Protestuesit e nisën marshimin në zonën e pedonales dhe u ndalën para Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ku kërkuan shkarkimin e ministrit Çuçi dhe drejtorit Gledis Nano.
Më tej ata u zhvendosën në drejtim të Kryeministrisë.
Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.