Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar tri zhvillime që sipas tij mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Haradinajt, duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorëve të Quintit.
Haradinaj shkruan se udhëheqësit e BE-së, duhet të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Postimi i plotë:
Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.