Është gjetur paraditen e së enjtes trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin e Semanit.
Një ditë më parë, policia njofton se djali ka qenë duke peshkuar në lumin Seman dhe dyshohet se është futur për t’u larë, por nuk doli më nga lumi.
Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat e peshkimit të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.