Kryeministri i Kosvoës, Albin Kurti, ka vizituar Doganën e Kosovës, ku u njoftua me të arriturat e këtij institucioni në periudhën e parë të vitit 2022.
Ai tha se deri më tani, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, të hyrat e Doganës janë rritur për 14%, teksa shtoi se përderisa në vitin e kaluar Dogana ka pasur konfiskime e sekuestrime në masën prej 2 milionë euro, në të njëjtën periudhë, sivjet i ka 5 milionë euro.
“Të hyrat e gjithmbarshme për vitin 2021 janë mbi 30% më shumë se 2020 dhe është tejkaluar projeksioni për afro 10%”.
“Përveç kësaj edhe besueshmëria te qytetarët e Kosovës për Doganën është rritur. Në vitin e kaluar ka qenë mbi 18% më e ulët besueshmëria sesa këtë vit dhe ky është një sukses shumë i madh”, është shprehur Kurti.
Kreu i qeverisë përmendi edhe një studim të Bankës Botërore, ku tha koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerë prej 36% për import dhe 16% për eksport, krahasuar me matjen paraprake.
“E, kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj e në veçanti për ekonominë e Kosovës, komunitetin e biznesit i cili me këtë të dhënë, padyshim që inkurajohet për t’i riinvestuar fitimet e kursimet”, është shprehur Kurti, njofton klankosova.tv.
Ai, gjithashtu tha se Zyra Kombëtare e Auditimi, në raportin për Doganën e K osvoës nuk ka shpërfaqur asnjë gjetje të kualifikuar.