Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Vitomericë të Pejës pasi një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike, domestos.
Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.