Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, së fundmi ka treguar se është kërcënuar pasi doli hapur kundër deklaratës së Kurtit që vajzat e moshës mbi 16 vjeç të bartin shaminë në shkolla.
Ai dje tha se Kurti gaboi kur deklaroi se pragu për mbulesë duhet të jetë 16 vjeç dhe të njëjtën e bëri për vota.
Kraki në një postim në Facebook, tha se kombi shqiptar duhet t’i nxjerrë me ‘jashtëqitje’ ata që vërshojnë Facebook-un me shpata në dorë e me gurë në çanta.
“Dhe te gjitha keto komitat mesjetare qe vershojne fejsbukun me shpata ne dore e me gure ne çanta per denime sheriatike, jane ndytesirat me te poshtra qe ka populli yne. Kur shoh gjithe dhunen dhe egersine qe del nga kafkat e tyre te mbushura me hurme, e kuptoj edhe me mire origjinen e barbarise qe ndodhe ne vendet qe keta i kane si model. Keto bisha bejne qe islami te duket fe e dhunes dhe e terrorit. Prandaj, kombit shqiptar i duhet nje « jashtqitje » gjigante per t’i nxjerre nga trupi keta barbarë qe vajzat e reja i shohin si objekt seksi dhe si prone private derisa vet rreshtohen e jargiten si derra terrasave me makiato duke i shiku ato qe s’kane shami”, ka shkruar ai.
Kraki u ka kërkuar atyre personave që të mos i dërgojnë mesazhe kërcënuese.
“Ikni atje dhe mos komentoni ketu as mesazhe private mos dergoni me ofendime e kercenime (sidomos ju te Maqedonise). Kapni lexoni dicka e zbutne ata kry se s’ka vend n’parajse per bisha”, ka shkruar ai.