Pas 23 viteve dëshmori Enver Pacolli nga varrezat civile të Hajvalisë së Prishtinës me nderime të larta u rivarros tek ato të Dëshmorëve në Gjilan.
Këtë e kërkuan prindërit e tij në mënyrë që i biri të jetë pranë shokëve të tij që u flijuan për liri.
Data 13 gusht, pos rivarrimit ka edhe një kuptim tjetër për familjarët, pasiqë shënon edhe ditëlindjen e dëshmorit që të shtunën do të mbushte 51 vite.
E sipas bashkëluftëtarëve Enveri shpëtoi jetën e mbi 200 civilëve para se të vdiste.
Ai u vra nga forcat serbe me 15 prill të vitit 1999 në Verbicë të Zhegocit në Gjilan.