Dy shtetas serb janë arrestuar, pasi të njëjtin kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nga Kosova në Serbi.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit kanë tentuar që në mes rrugëve ilegale me veturë të kalojnë nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në raportin e policisë.