Ministria e Shëndetësisë sapo ka publikuar raportin 24 orësh të situatës me COVID-19 në vend.
Sipas njoftimi në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 230 testime të bëra, 393 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 apo 31.95 për qind e të testuarve, shkruan Gazeta Enigma.
Po ashtu, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 928 persona, përderisa numri i rasteve aktive në vendin tonë aktualisht është 5 mijë e 992.