Dyshohet se të miturit e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjenden nё arrati.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy (2) persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia bën të ditur se të dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaliuar pёr 24 orё.
“Tritonetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do ti kthehen pronarit legjitim.Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.