Një burrë është arrestuar pasi disa të shtënave në aeroportin e Canberra të Australisë, duke bërë kështu që pasagjerët të vrapojnë të frikësuar.
Policia thotë se të shtënat ndodhën në zonën e kontrollit të terminalit, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Burri u arrestua shpejt dhe iu gjet një armë zjarri, derisa motivet e mbeten të paqarta.
Aeroporti i kryeqytetit është evakuuar, shkruan BBC.
Mediat australiane raportojnë se personi i armatosur shtiu me armë rreth pesë herë, ndërkaq vrimat e plumbave u panë më vonë në dritaret e xhamit të terminalit.
Dëshmitarët përshkruan kaos dhe konfuzion në zonën e kontrollit të aeroportit, derisa rojet e sigurisë u kërkonin njerëzve të largoheshin.