Është arrestuar një person nga Peja pasi i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë, derisa në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.