Policia ukrainase ka raportuar se tre civilë u vranë dhe dy u plagosën nga një mjet shpërthyes teksa po notonin në Detin e Zi pranë Odesës.
Aksidenti ndodhi dje kur disa persona që punonin në një kantier ndërtimi injoruan pengesat dhe shenjat paralajmëruese në plazh dhe shkuan të notonin në det në lagjen Belhorod-Dnistrovskyi.
Burrat që vdiqën ishin të moshës 25, 32 dhe 53 vjeçare, shkruan Sky Neës.
Një tjetër burrë dhe një grua kishin mbetur të plagosur, por mosha e tyre ende nuk dihet.
Plazhet u mbyllën nga autoritetet ukrainase këtë verë për shkak të minave dhe predhave të artilerisë.
Edhe ushtria ukrainase ka vendosur mina përgjatë bregdetit për të mbrojtur nga sulmet ruse.
“Ne theksojmë edhe njëherë se noti në rezervuarët e rajonit të Odesa tani është i rrezikshëm dhe i ndaluar. Plazhet dhe brigjet e rajonit janë të mbrojtura dhe të pajisura me mjete shpërthyese”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale.