Miku i Pacollit që ka vizituar Prekazin, shpallet fitues i zgjedhjeve në Keni

Miku i Pacollit që ka vizituar Prekazin, shpallet fitues i zgjedhjeve në Keni

William Ruto është zgjedhur President në Keni. Ky kishte vizituar Kosovën dhe i shoqëruar nga miku i tij, Behgjet Pacolli, kishte bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Komisioni Zgjedhor në Keni e ka shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale William Ruton, raporton The Washington Post.

Zëvendëspresidenti i deritanishëm e mposhti në një garë të ngushtë Raila Odingan.

Pas zgjedhjes së presidentit, ka shkruar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, për ta uruar, siç e quan, mikun e tij.

“Sot autoriteti zgjedhor i Kenias ka shpallur mikun tim të mirë Ëilliam Ruto si Presidentin e 5-të të Republikës së Kenisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai tregon se e ka thirrur Ruton për t’ia uruar postin dhe “për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”.

“Sot e thirra mikun tim Presidentin Ruto për ta uruar dhe për t’i shprehur urimet e mia më të mira dhe për të punuar së bashku për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”.

Related Articles