Një grua e moshuar, nga fshati Vajnik i komunës së Skenderajt, është larguar nga shtëpia e saj, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Rastin e kanë raportuar familjarët e saj, të cilët kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur konkretisht, gjyshen e tyre.
”Të dashur shokë e miq, e dashamirë
Sot në orët e hershme të mëngjesit, pa dijeninë tonë dhe për befasinë tonë të madhe, është larguar nga shtëpia pa ndonjë gjurmë, gjyshja jonë. Ju lutem ta shikoni foton e bashkangjitur, do të duhej t’i ketë të veshura rrobat e njëjta.
Të gjithë ju që mund të keni ndonjë informatë për vendndodhjen e saj, ju lutem të na lajmëroni urgjentisht në këta numra telefoni: 044223319 ose 044680858!
Ju jemi përzemërsisht falënderues që tani për çfarëdo informate apo lajmi!”, shkruan Meti Avdyli në facebook.