Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një aksident bërthamor në termocentralin Zaporizhzhia.
Granatimet kanë goditur objektin dhe zonën përreth disa herë gjatë dy javëve të fundit, shkruan Sky News.
“Nëse tani bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një termocentral bërthamor, kjo do të thotë se bota ka humbur, do të humbasë nga terrorizmi dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor”, ka thënë Zelensky.