Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është duke u gjykuar për kontroll dhe sulm me forcë ndaj ish të dashurës së tij, Kate Greville.
Giggs ka pranuar në gjykatë se është një mashtrues ordiner në dashuri dhe se ka gënjyer çdo partnere që ka pasur dhe se nuk mund t’u rezistojë femrave tërheqëse, shkruan dailystar.co.uk.
Juristi Chris Daw e ka prezantuar Ryan Giggs duke thënë: “Ti ke një reputacion për pabesi, atë që gazetat e quajnë një mashtrim dashurie?”
“Po,” u përgjigj Giggs.
“Ju keni pasur marrëdhënie me shumë gra, a keni arritur të jeni besnik ndaj ndonjërës prej tyre?”
“Jo”, u përgjigj Giggs.
Daw: “Nëse një grua tregon interes për ju, a jeni në gjendje të rezistoni?”
“Jo”, tha Giggs.