Bahtiri për sulmin në veri: S’duhet lejuar që grupet kriminale të fuqizohen si vite më parë

Bahtiri për sulmin në veri: S’duhet lejuar që grupet kriminale të fuqizohen si vite më parë

Disa orë pas zhvillimeve në veri, ku u sulmuan grupi i aplinistëve “Kosova Mountain Club”, ka reaguar Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Gazeta “Enigma”.

Bahtiri iu ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet ky rast dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Kreu i Mitrovicës ka thënë se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të fuqizohen sipas tij sikurse vite më parë.

“Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./Gazeta Enigma

Related Articles