Komuna e Gjilanit qysh javën e kaluar ka filluar inspektimin e hapësirave publike të cilat shfrytëzoheshin nga disa biznese pa u pajisur me leje, shkruan Gazeta Enigma.
Nga kjo komunë përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve në vendosura në hapësira publike ka vazhduar edhe sot.
‘’Aksioni i javës së kaluar për konfiskim të tavolinave dhe karrigeve të vendosura në hapësira publike pa leje nga Drejtoria përkatëse, po vazhdon edhe gjatë kësaj jave’’, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/