Faqja zyrtare e BE-së që përcjell në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian EbS ka bërë një skandal duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti si “lideri i opozitës kosovare” në njoftimin zyrtar për takimin që do të mbahet sot në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.
Por pas pak kjo faqe e ka përmirësuar gabimin e tyre dhe e kanë shkruar kryeministri Kurti.
“Takimi i dialogut Prishtinë- Beograd- Takim dy palësh me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës”, thuhet tashmë në njoftimin e përmirësuas të BE-së.