Zyra për informim e Bashkimit Evropian ka njoftuar se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është zgjatur edhe për një orë.
“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.
Takimi ka nisur nga ora 10:30, derisa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin.