Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës, ka deklaruar në Politiko, komentatori politik, Milaim Zeka.
“Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka në gotë. Ai thonte se nuk hy në asnjë takim ku ka fusnotë, e ku nuk pranohen simbolet tona. Albin Kurti është shpikës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës. Veç Enver Hoxha ka ditur me i shpik ata skenarët e vrasjeve. Ky është nxënës i Enverit dhe të majtës ekstreme”, tha Zeka në Politiko me Kushtrim Sadikun.