Meriton Korenica ka vazhduar me paraqitje të mira te Ballkani. Ai shënoi supergol për fitoren 2:1 të Ballkanit ndaj Shkupit.
“Ishte një lojë shumë e vështirë, duke ditur që Shkupi bën lojë të mirë. Iu qasëm ndeshjes maksimalisht dhe e bëmë atë që e kemi punuar gjatë javës. Shpresojmë ta mbrojmë rezultatin 2:1 dhe të avancojmë në fazën grupore”, ka theksuar Korenica. “Loja ishte e hapur, me shumë posedim të topit. Shkupi e ka pasur posedimin, ne bëmë lojë të mençur, duke ditur që Shkupi ka shumë individë të mirë. Shpresojmë që të kalojmë në fazën tjetër. Ne e luajmë lojën tonë, nuk e shikojmë cili është kundërshtari. Sonte e kishim kujdesin dhe shënuam dy gola. Do të bëjmë gjithmonë lojën tonë. Janë edhe 90 minuta dhe shpresojmë të mos shkojmë në lojën shtesë. Ishalla do Zoti dhe kemi më shumë fat dhe të kualifikohemi”, ka shtuar Korenica.