Kryeministri Albin Kurti duke uruar me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se struktura dhe institucione.
Sipas tij, vlerat europiane janë vlera të përgjithshme dhe një vizion i përbashkët i cili duhet shpërndarë.
“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti, njofton demokracia.com