Futbolli kosovar po vazhdon të marrë lajme të mira nga UEFA, për shkak të rezultateve të mira të skuadrave kosovare në garat evropiane, raporton Gazeta Enigma.
Gazetari i sportit, Arbon Flugaj ka bërë të ditur se prej sezonit të ardhshëm me shumë gjasa kampionët e Superligës së Juniorëve priten të luajnë në UEFA Youth League.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të gazetarit Flugaj:
Lajmet e mira nuk kanë fund, të gjithë kufinjtë dalëngadal po hapen për futbollin kosovar
Nga viti tjetër me 99% të gjasave kampionët e Superligës së Juniorëve do luajnë në UEFA Youth League
Bazuar në ranglistën aktuale të koeficientëve të UEFA, kjo arritje e madhe për futbollin tonë mund të mundësohet me fare pak fat
Krejt për çka kampioni i Kosovës në grupmoshat U-19 do të ketë nevojë është që njëra nga 32 ekipet që kualifikohen për fazën e grupeve të Champions League ta ketë edhe ekipin U-19 kampion në ligën nacionale ose që Rusia dhe Bjellorusia të vazhdojnë të jenë të suspenduara
Shembull: Këtë sezon janë liruar gjashtë vende në Youth League për shtetet e ranguara poshtë vendit 32, pasi skuadrat që janë kualifikuar në grupe kanë fituar edhe kampionatet e të rinjëve në vendin e tyre
Vendet e liruara për sezonet paraprake në Youth League:
2020/21: 7 vende
2019/20: 5 vende
2018/19: 7 vende
2017/18: 10 vende