Presidenti rus Vladimir Putin si dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord që të zhvillohet një vizitë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thotë Kremlini.
Gjatë telefonatës së tyre pak kohë më parë, Putini fajësoi Kievin për granatimet e fundit të objektit, thuhet tutje në deklaratë.
Ukraina ka ngritur më parë të njëjtën akuzë ndaj Rusisë.
Ky termocentral bërthamor është më i madhi në Evropë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se dëmtimi i mundshëm në uzinën e Zaporizhzhia mund të jetë “vetëvrasje” dhe presidenti i Turqisë ka thënë se askush nuk dëshiron një tjetër Çernobil – aksidenti më i keq bërthamor në botë kur Ukraina ishte nën sundimin sovjetik.