Një fanellë e veshur nga Michael Jordan nga sezonin i tij i dytë në universitet, kur luante në Karolinën e Veriut, është shitur për 1.3 milionë dollar.
Është e vetmja fanellë që përshtatet me foton e legjendës së basketbollit gjatë sezonit.
Kjo fanellë është shitur për tre herë më shumë se fanella e kaluar e tij.
“Deri sa çmimi i fundit zyrtarizohet, kjo fanellë ka gjithçka që një koleksionues serioz dëshiron të ketë”, tha Chris Yvy i ankandit “Heritage”.
Nga Universiteti i Karolinës së Veriut, Jordan ishte zgjedhja e tretë në draft-in e vitit 1984.
Vitin e kaluar, një fanellë e Jordan nga sezoni i tij i tretë me Bulls, e sezonit 1986/’87, u shit për 480 mijë dollarë.
Jordan kishte fituar gjashtë unaza kampioni në vitet e 90-ta me Chichago Bulls, duke e konfirmuar vetën si një ndër atletët më ikonik të të gjitha kohërave.
Sendet e mbledhura nga legjenda e basketbollit, i cili tani ka në pronësi Charlotte Hornets, kanë bërë një shumë të madhe parash.
Një palë këpucë që ai ka veshur më parë, Air Jordan 1s, u shitën për 615 mijë dollarë.
I njëjti model, por me dizajn ndryshe, i nënshkruar nga Jordan, u shit për 560 mijë dollarë.