Publicisti, Halil Matoshi, përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka titulluar “Huqja e Presidentes”, ka thënë se Traktati për Mbrojtje të Përbashkët me Shqipërinë, për të cilin Vjosa Osmani u angazhua ta nënshkruaj me presidentin e Shqipërisë, nuk mund të arrihet.
Ky pakt sipas Matoshit, nuk do mund të arrihej as kur Shqipëria nuk ka qenë anëtare fuqiplotë e NATO-s, sepse karakteri, struktura dhe fazat e ndërtimit të Forcës së Kosovës varen nga mekanizmat e NATO-s.
Në shkrimin e tij, njohësi i politikës, shton se ky angazhim i Osmanit për nënshkrimin e një pakti të tillë është inspiruar nga tensionet me Serbinë dhe për të dëshmuar patriotizëm të munguar kushtetues.
Po ashtu, publicisti ka thënë se Shqipërinë nuk e lejojnë artikujt 5, 7 dhe 8 të NATO-s për të nënshkruar ndonjë traktar ushtarak.
“E inspiruar nga tensionet me Serbinë dhe për të dëshmuar patriotizëm të munguar kushtetues, Presidentja e vendit Dr. Vjosa Osmani, gjatë vizitës së Presidentit shqiptar Bajram Begaj në Kosovë, u angazhua që të nënshkruhet TRAKTAT PËR MBROJTJE TË PËRBASHKËT me Shqipërinë!? Në kontekstin e një marrdhënie ndërmjet dy shteteve, një pakt i tillë nuk ka mund të arrihej as atëherë kur Shqipëria nuk ishte anëtare fuqiplotë e NATO-s, sepse karakteri, struktura dhe fazat e ndërtimit të Forcës së Kosovës varen nga mekanizmat e NATO-s. Në kontekstin aktual, Shqipërinë nuk e lejojnë Artikujt 5, 7 dhe 8 të NATO-s për të nënshkruar ndonjë Traktat ushtarak për mbrojtje të përbashkët me Kosovën apo me ndonjë palë tjetër të tretë”, ka thënë ndër tjerash Matoshi.
Postimi i plotë: