Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Siç njofton Prishtina Weather, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.
“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohshme kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.
Minimalet do të luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius.
“Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5 gradë Celcius”, bënë të ditur PW.