Katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan.
Burime bëjë me dije se çekët u arrestuan nga policia ushtarake që ruan ambientet e ish-uzinës së armëve.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se dy nga katër shtetasit e huaj janë duke u marrë në pyetje nga policia.
Ata kanë pohuar se janë turistë dhe nga kontrolli nuk u është gjetur asnjë send i paligjshëm.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgonë të FNSH.
Një ditë më parë, dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./euronews/