Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Gramsh mbrëmjen e djeshme.
Top Channel raporton se prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar këtë çështje me tri akuza që lidhen me spiunazh dhe se prokurorët besojnë se kanë prova që “blogerët” po kryenin spiunazh.
Ata do të dalin para gjykatës për tri vepra penale: Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë, neni 237 goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta sipas njërit nga anëtarët e grupit të hetimit.
Ndryshe, tre shtetas të huaj janë arrestuar natën e kaluar pasi kanë tentuar të fotografojnë ambientet e uzinës ushtarake në Gramsh të Elbasanit. Dy prej tyre janë me pasaportë ruse dhe një tjetër me pasaportë ukrainase. Ata me këtë rast kanë sulmuar edhe ushtarët shqiptarë me sprej kimik.