Thaqi vlerëson Gjilanin, thotë se Malisheva do të përmirësohet

Thaqi vlerëson Gjilanin, thotë se Malisheva do të përmirësohet

Arsim Thaqi ka vlerësuar lartë skuadrën e Gjilanit pas humbjes që e pësoi të dielën me Malishevën në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Malishevës tha se Gjilani ka edhe përvojën brenda grupit, por shtoi se Malishevës i duhet edhe pak kohë deri sa ta komponojë skuadrën e re.

“Përballë kemi pasur një skuadër cilësore që jo rastësisht ka luajtur në Ligën e Konferencës. Kishim bërë përgatitje për këtë ndeshje, por Gjilani na befasoi me golin në pjesën e dytë. Nuk ka qenë e lehtë të organizoheshim sepse fusha u vështirësua shkaku i të reshurave të shiut. Megjithatë, me pak fat do të dilnim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Kemi bërë ndryshime në formacion por kemi ekip cilësor. Është e kuptueshme se ndryshimet kërkojnë kohë. Me kohë do të përshtaten edhe lojtarët dhe shpresojmë që të kemi edhe paraqitje të mira edhe rezultate pozitive në të ardhmen”, u shpreh Thaqi.

Related Articles