Pedri për Lewandowskin: Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20

Pedri për Lewandowskin: Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20

Pedri ka folur në lidhje me Robert Lewandowski.

Mbrëmë Barcelona mori fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligas, pasi mposhti 4:1 Real Sociedadin.

Protagonist në këtë takim ishte Lewandowski, i cili shënoi dy gola për katalanasit.

Ai tundi rrjetën dy herë pikërisht në ditëlindjen e tij të 34-tër.

Pas asaj paraqitje të mirë nga ylli polak, ishte Pedri që tha se ai ndihmon shumë dhe se duket si të ishte 20 vjeç.

“Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20. Është çmenduri sa gola shënon dhe, mbi të gjitha, si punon për ekipin, ai na ndihmon shumë”, u shpreh spanjolli.

Lewandowski këtë merkato kaloi nga Bayern Munich te Barcelona për shumën e 50 milionë eurove.

Related Articles