Babai i Darya Dugina, Aleksander Dugin, ka dhënë një deklaratë për vdekjen e vajzës së tij.
Ai e quan vdekjen e saj “një akt terrorist nga regjimi ukrainas” dhe thotë se vajza e tij u vra brutalisht para tij.
“Ajo ishte një grua e bukur ortodokse, patriote, reportere lufte, eksperte e televizionit qendror dhe filozofe”, thotë ai.
“Ne na duhet vetëm fitorja jonë. Vajza ime e sakrifikoi jetën e saj. Prandaj, ju lutem, arrijeni atë!”
Ukraina ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Dugina-s, shkruan BBC.